DIETA

Dieta 
Nje diete e shendetshme eshte ilaçi i duhur per te perballuar ankthin dhe stresin perpara provimeve. Keshtu duhet ti lini rruge te lire ne tavoline pjatave me baze makaronat, orizin, frutat, perimet dhe vezet e ziera. Beni kujdes! Dietologet keshillojne sa me pak kafe, qe tradicionalisht shoqeron netet perpara provimeve. Kjo eshte nje diete antistres per te gjithe studentet perpara provimeve, te cilet vuajne nga ankthi dhe pagjumesia. Sipas dietologeve, kesaj diete qe te ndihmon te perballosh kete situate tensioni, nuk duhet t’i mungoje buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i fresket, kosi, vezet e ziera, qumeshti i ngrohte, qe ul aciditetin gastrik, fruta te embla dhe te zhytura ne mjalte, qe favorizojne gjumin dhe ndihmojne organizmin te shlodhet, per te perballuar me energjine e duhur dhe perqendrim, sfiden shkollore. 

Perberja 
Keto ushqime kane ne perberje nje aminoacid qe ndihmon ne sintezen e serotonines, neuronit te mireqenies dhe neurotrasmetuesit cerebral qe nxit shlodhjen. Serotinina rritet nen konsumin e ushqimeve qe kane ne perberje sheqerna te thjeshta, siç jane frutat e stines. Mes perimeve vendin e pare e ze sallata jeshile e shoqeruar nga qepa dhe hudhrat. Ndersa pagjumesia provokohet nga kafeja, patatinat me qese e çokollatat, qe jane shpesh te pranishme gjate ketyre dite-neteve. Ështe e nevojshme qe te shlodheni mjaftueshem, duke bere kujdes me te ngrenet, duke eleminuar ushqimet e renda dhe me permbajtje eksituese. Duhet eleminuar kafeja, çaji, kakaoja, per shkak te kafeines, por edhe pijet alkoolike, qe shkaktojne gjume te keq dhe me zgjim te veshtire. Gjithashtu, jashte liste mbeten ushqimet pikante, me ereza, piper te kuq, apo kripe me bollek. Madje edhe ushqimet e konservuara duhen mbajtur larg. 

Keshilla 
Gjate sezonit te provimeve eshte e rendesishme te konsumohen fruta dhe perime, pasi ndikojne ne uljen e shqetesimit dhe stresit 

Gjate studimeve te mbremjeve, nese e ndjeni veten te lodhur ose ne stres, nje fjetje rreth 10-15 minuta do te ishte ilaçi qe do tu sillte perseri energjite 

Dietologet keshillojne sa me pak kafe, qe tradicionalisht shoqeron netet perpara provimeve 
Mes perimeve vendin e pare e ze sallata jeshile e shoqeruar nga qepa dhe hudhrat 

Dietes antistres nuk duhet t’i mungoje buka, makaronat, apo orizi, sallatrat jeshile, qepa, djathi i fresket, kosi, vezet e ziera, qumeshti i ngrohte, frutat e embla dhe te zhytura ne mjalte 

Eleminoni kafene, çajin, kakaon, per shkak te kafeines, por edhe pijet alkoolike, qe shkaktojne gjume te keq dhe me zgjim te veshtire 

Gjithashtu, jashte liste mbeten ushqimet pikante, me ereza, piper te kuq, apo kripe me bollek si dhe ushqimet e konservuara 


No comments:

Post a Comment