Proteinat janë nutrient të përbëra nga
aminoacidet të cilat janë të lidhura
ndërmjet tyre nëpërmjet lidhjeve peptidike.
Aminoacidet përbëhen nga një grup aminik
dhe një grup karboksilik. Proteinat janë
përbërës kryesor të ushqimit por gjithashtu
ndërtojnë trupin e njeriut.
Proteinat përbëhen nga 20 aminoacide 8
prej të cilave janë të pazëvendësueshëm
dhe merren nga njeriu vetëm nga ushqimet. Ato përbëhen nga katër struktura te cilat
janë struktura parësore, dytësore, tretësore
dhe katërsore. Veçoritë funksionale të tyre
janë: hidratimi, veçoria emulguese,
shkumëformuese, viskoziteti, xhelifikimi
etj.
No comments:
Post a Comment